Skenderaj

Shpeshtohen zjarret në Skenderaj, Komuna dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Komuna e Skenderajt u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve kur temperaturat janë të larta të mos i’a vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Në njoftimin e Komunës thuhet se tani janë shpeshtuar rastet e zjarreve dhe se kjo gjendje po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin.

Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke punuar në shuarjen e zjarreve.

“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private”, thuhet në njoftim.