Hedhja e një mjeti shpërthyes në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok ka shkaktuar dëme të mëdha, duke dalë uji edhe në rrugë e duke i rrezikuar shtëpitë e banorëve.
Tashmë edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë sulm, mirëpo ende nuk ka njoftim të zgjeruar se nga kush është kryer ky akt, shkruan Ballkani.info.
Një shpërthim i fortë ka bërë jehonë para orës 19:00 në Varagë afër Zubin Potokut.
Uji ka ardhur nga drejtimi i kanalit Ibër-Lepenac dhe ka vërshuar shtëpinë e L.M. i cili ndodhet nën rrugë.
Në deklaratën e saj për Zubin Potok INFO, ajo thotë se është dashur të hidhet nga dritarja, duke mos ditur se çfarë po ndodh, transmeton Ballkani.info.
“Një zhurmë e fortë u dëgjua nga drejtimi i kanalit. Uji na shkatërroi katin e parë. Shtëpia u dridh. Na u plasën themelet, kafshët ngordhën”, thotë L.M.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ende është duke hetuar se çfarë ka ndodhur. Në terren ndodhen edhe zjarrfikësit. /Ballkani.info/







