Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, duke theksuar se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve për të pranuar vullnetin elektoral, transmeton Ballkani.info.

“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin me Serbinë për forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e progresit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë është në Perëndim”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit ndaj pyetjes së Zërit të Amerikës për protestat e reja në Beograd që u kthyen të dhunshme të dielën. /Ballkani.info/

​LEXONI EDHE:

BONUS VIDEO: Kurti: Radojçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë