Shpërthimi i orteqeve: Trupat e KFOR-it shkojnë në Brezovicë (FOTO)

Pas vdekjes së zv.Ministrit të Diasporës, Arian Daci disa ditë më pare si pasojë e një orteku, qendra e skijimit në Brezovicë ka qenë e mbyllur për disa ditë radhazi.

Ballkani.info ka raportuar disa ditë më parë se në Brezovicë egzistojnë edhe tetë orteqe të tjera të cilat po konsiderohen të rrezikshme për vizitorët, sidomos pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut.

Burime të redaksisë kanë thënë se ditën e djeshme është mbajtur një takim mes pjesëtarëve të FSK-së dhe trupave të KFOR-it ku është biseduar për mundësinë e shkatërrimit të këtyre orteqeve përmes shpërthimeve me eksplozivë.

Shpërthimet me eksplozivë, zakonisht bëhen nga ajri dhe janë shpërthime të kontrolluara nga ekipe të specializuara.

Në mungesë të ekipeve kompetente për këto shpërthime, pjesëtarëve të FSK-së iu janë bashkangjitur edhe trupat e KFOR-it, të cilët kanë dalur ditën e sotme në vendin e ngjarjes për ta vlerësuar terrenin.

Ballkani.info ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe do të ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të mëtutjeshme. /Ballkani.info