Shpërthimet në veri, Mirena: U trullav hyqymeti, shok bomba a petarda – a po koncetroheni?

Ilir Mirena, analist, ka komentuar shpërthimet e djeshme në Mitrovicën e Veriut, ku në “Lagjen e Boshnjakëve” u shpërthye edhe një tjetër shok-bombë.

Por Mirena ka komentuar deklaratat kundërthënëse të Policisë së Kosovës, e cila fillimisht i tha Nacionales se ishte vetëm një shpërthim me mjete piroteknike, e pastaj e konfirmoi se ishte shpërthim me shok-bombë.

Sipas Mirenës “hyqymeti” është “trullav”.

Madje, ai ka ftuar pushtetin të koncetrohet.

Kujtojmë që Nacionale publikoi një moment që tregonte momentin e shpërthimit, që më vonë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Postimi i plotë: