Shpërthim i fuqishëm te “Rruga e Burgut”, qytetarët të alarmuar

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pak minuta më parë në katin e 13-të një pallati tek Rruga “Jordan Misja” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si “Rruga e Burgut”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet që të ketë shpërthyer një bombul gazi brenda një banese.

Sakaq, banorët janë mbledhur të alarmuar në sheshin para pallatit.

Deri më tani, nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që drejt vendngjarjes janë nisur forcat e rendit dhe ambulanca.

loading…