Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish- bllokut në Tiranë, dyshohet për të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë të hënë në zonën e frekuentuar të ish- bllokut në Tiranë.

Mësohet se ka shpërthyer një bombul gazi e cila ka krijuar panik në një lokal. Si pasojë e shpërthimit të fortë, dyshohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

loading…