Ankara

Shpërthim i fuqishëm në Ankara në afërsi të Parlamentit – raportohet edhe për të shtëna armësh

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin turk, Ankara, raportojnë mediat e atjeshme.

Disa media turke raportojnë se shpërthimi është përcjellë me disa shtëna armësh, transmeton Telegrafi.

Shkaku i shpërthimi në afërsi të Parlamentit turk dhe ministrisë së Brendshme, nuk dihet akoma. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

E Parlamenti turk ishte paraparë të ripahet sot pas pushimeve verore. Ndërkaq forcat të shumta të policisë kanë krijuar një kordon të sigurisë në atë zonë.

Televizionet turke shfaqin pamje të ekipeve të deminimit duke punuar në afërsi të një veture të parkuar në atë zonë.