Qytetarët në Serbi sonte kanë dal sonte prapë nëpër rrugë për të protestuar me moton “1 në 5 milionë”, gjatë së cilës bën thirrje kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.
Për dallim nga herët e kaluara, protestuesit sonte ishin më të zhurmshëm dhe më këmbëngulës.
Ata rrëzuan gardhin e hekurt të vendosur para vendit të ashtuquajtur ‘Sheshi i Republikës. Sipas Goran Vesiqit, i cili kujdeset për këtë pjesë, dëmi që shkaktuan protestuesit sonte arrin në mijëra euro.
Bëhet e ditur se një person është lënduar, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, Beogradi zyrtar kur të bëj vlerësimin e saktë të dëmeve dh të ngrejë akuza ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në prishjen e gardhit të hekurt.
Mediat e Vuçiqit e kanë konsideruar si vandalizuese këtë protestë, duke thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur në 50 vitet e fundit.
Protesta të ngjashme sonte janë mbajtur edhe në qytete tjera të Serbisë, duke paralajmëruar kështu një pranverë të nxehtë në Serbi. /Ballkani.info/
















