“Shpërthen” Munishi: Ekipet tjera që duan titullin po luajnë miqësore, ne s’jemi budallë!

Ballkani është ndalur në Ferizaj pasi ka luajtur baras 1:1 në duelin e sotëm në Superligë të xhiros së 26-të.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se po sheh skuadrat që po i ka përballë se si po luajnë, ndërsa prentendojë se po skuadrat e njëjta po luajnë më ‘but’ ndaj rivalëve të tyre.

“Ne nuk ankohemi por nuk duhet të lejohet loja e ashpër. Referimi ishte i kënaqshëm, loja ashpër nuk duhet të lejohet pasi po ka lëndime, e kemi Hoxhën e lënduar me 6 muaj mungesë, prioritet duhet të jenë futbollistët.” tha Munishi për SuperSport.

“Kishim mungesa, e kishim Kuqin e dërrmuar, Baftiun u desht ta pushonim, Hoxhën e lënduar. E kishim rezultatin por nga një pakujdesi përsuam golin”.

“Nuk dua të flas për gjana tjera, por disa klube po luajnë miqësore, ne po bëjmë luftë të vertetë. Le të jetë kjo në ndërgjegjje të tyre. Ne po i shohim ekipet tjera qysh po luajnë ndaj nesh, e qysh luajnë ndaj klubeve tjera, ne s’jemi budallë!” përfundoi Munishi.

Me barazim, Ballkani tashmë do të jetë katër pikë larg kreut të tabelës, kurse Ferizaj vazhdon të qëndrojë në zonën e kuqe që dërgon drejt Ligës së Parë.