Shpërthen gypi, mbesin pa ujë banorët e lagjes “Xhemajl Kada” në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “‘Hidrodrini” në Pejë njofton se si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues F-200, sot gjatë pasditës, konsumatorët e lagjes ‘Xhemajl Kada’ në Pejë kanë mbetur  pa furnizim me ujë. 

Sipas njoftimit, ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ kanë dalur menjëherë në terren dhe kanë marrë masat paraprake në sanimin e defektit. Por, avaria është serioze dhe ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe vjetërsisë së gypit furnizues F-200, transmeton Radio 1.

Zyra për media e KRU ‘Hidrodrni’ njofton se rikthimi i furnizimit me ujë në këtë pjesë të qytetit të Pejës, pritet të ndodhë nesër (e martë 10.03.2020) në ora 17:00, kur edhe do të sanohet problemi.

Njoftimi i plotë:

“NJOFTIM me rëndësi nga KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Pejë

Njoftohen konsumatorët e B.T. ‘Xhemajl Kada’ në Pejë se si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues F-200, që ndodhet në zonën e kësaj Bashkësie, është ndërprerë furnizimi me ujë!

Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ kanë dalur në terren dhe kanë marrë masat paraprake në sanimin e situatës.

Avaria është serioze dhe ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe vjetërsisë së Gypit Furnizues F-200.
Rikthimi i furnizimit me ujë në këtë pjesë të qytetit të Pejës, pritet të ndodhë nesër (E Martë 10.03.2020) në ora 17:00, kur edhe do të sanohet problemi.

Ndryshe, i njejti gyp, në të ardhmen e afërt, sipas planit paraprak, të KRU ‘Hidrodrini’ për 2020, brenda pak muajsh, do të zëvendësohet me Gypin e ri, projekt për të cilin kanë përfunduar tashmë të gjitha procedurat e duhura paraprake.-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.