“Shpërthen” Dardan Gashi: Le të kallëzon Kurti se a i pranon paratë e oligarkut Shkëlqim Devolli

Analisti Dardan Gashi ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Kurti, pas krijimit të Fondit të Sigurisë për të ndihmuar FSK në blerjen e armatimit.

Gashi ka pyetur Kurti se a do t’i pranoj paratë e oligarkut Shkëlqim Devollit pasi dikur në parlament kishte folur kundër tij duke e quajtur rrezik për Kosovën.

“Le të kallëzon Kurti se a i pranon paratë e oligarkut Shkëlqim Devolli Dardan Gashi. Ai në parlament ka folur kundër Shkëlqim Devollit duke e ka quajtur rrezik për Kosovën, madje edhe Oligark. Na si qytetarë kemi të drejtë me ditë se qysh do të veproj tash Albin Kurti. A i pranon paratë e Shkëlqim Devollit?”, tha Gahsi në Debat Plus.

Sot gjatë ditë kompania Devolli Corporation, pronë e Shkëlqim Devollit është përgjigjur menjëherë ftesës publike të bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë duke dhuruar shumën prej 500 mijë eurosh.