Mëngjesin e sotëm një banesë është djegur në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.
Sipas policisë në përpjekje për të shuar zjarrin 77-vjeçar, pronar i shtëpisë ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.
“Në banesën e shtetasit I.L. rreth 77 vjeç, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar shtetasi I.L., është lënduar lehtë i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.







