Mbrojtësi nga Kosova, Ardian Ismajli, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën italiane, Spezian.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, teksa në elitën e futbollit italian ka kaluar nga skuadra kroate, Hajduk Split.

Mirëpo, ky transferim nuk do ndodhte nëse lojtari drejt Italisë do udhëtonte nga Kosova, bazuar në statusin e fundit të publikuar nga babai i Ardianit, Ilmi Ismajlit.

Ilmi Ismajli në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka shkruar se në Kosovë kishin planifikuar arrestimin e djalit të tij dhe të pengonin kështu transferimin e tij te Spezia. Ilmiu ka shkruar se disa persona ia duan të keqën djalit të tij, pasi ky i fundit ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë para Kosovës.

Postimi nga Ilmi Ismajli (pa ndërhyrje):

“Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet”.