Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend, Konjufca e ngatërron ministrin Vitia me Bekim Haxhiun

Pas debatit të ashpër të pozitës me qeverinë rreth deklaratës së personave të pagjetur, për relaksim të atmosferës është përkujdesur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ky i fundit, duke iu e ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për ta marrë fjalën ia ka ngatërruar mbiemrin me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Tash një çështje të re, ashtu siç përshihet në rregullore ka të drejt ta ngrisë ministri i Shëndetësisë, për temën e shëndetësisë u fol më herët. Urdhëro, z. Haxhi, zoti Arben Vitia”, ka thënë Konjufca.

Kjo ka shkaktuar të qeshur të deputët, të cilët kanë pretenduar se Konjufca mbiemrin e ministrit ia ka ngatërruar me atë të deputetit të PDK-së.Për t`i kundërshtuar pretendimet e opozitës, Konjufca ka thënë se e ka “përzi” me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.“Mos paragjykoni, bre. Me Albulenën e përziva, që, çka ka lidhje”, ka thënë Konjufca, duke shtuar edhe më shumë të qeshurat e deputetëve.

Më pas, Konjufca e ka pranuar ngatërrimin.“Po këta veç tu i bo pyetje njeri-tjetrit po rrinë”, është shprehur Konjufca.Kjo i ka pëlqyer edhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili qeshte në foltore derisa kryeparlamentari polemizonte me deputetët.