Mijëra qytetarë kanë protestuar edhe sonte në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Kësaj herë protesta madheshtore “një nga pesë milionë” është mbajtur në Novi Sad, e jo në Beograd siç ishte praktikë deri më tash.

Mirëpo, protesta sonte kundër Vuçiqit në të njëjtën kohë janë mbajtur edhe në Mladenovac, Pozharevc, Çaçak, Uzhicë, Nishë…

Kjo tregon se gjithnjë e më shumë po rritet pakënaqësia kundër dhunës dhe terrorit që pushteti i Vuçiqit po e ushtron në Serbi, transmeton Ballkani.info.

Mijëra qytetarë në Novi Sad u mblodhën për herë të dytë në protestën qytetarë, kurse më pas vazhduan rrugëve të qytetit.

Baš lepo veče za šetnju ?, Čačak bez straha #1od5miliona #počeloJe #Cacak pic.twitter.com/I0QR1ezKm8

— Nemanja Pavicevic (@nemacp) January 25, 2019

Sipas mediave serbe, në këtë protestë kishte dukshëm më shumë protestues se herën e kaluar, edhe pse binte borë dhe ishte shumë ftohtë.

Protesta e radhës është paralajmëruar për të premtën e 1 shkurtit.

Ndërkaq, nesër në Beograd pritet të mbahet protesta e tetë me radhë kundër Vuçiqit.

Niš #Protest #1od5milliona #PočeloJe pic.twitter.com/Z7dMSTPSeh

— Ana (@Marfijeva_kci) January 25, 2019

Me këto protesta po kërkohet largimi i Vuçiqit dhe pushtetit të tij të dhunshëm, kriminal dhe të korruptuar.

Nekoliko hiljada građana slobodnog Užica na prvoj protestnoj šetnji pic.twitter.com/1B9fhZJlsJ

— Srdjan Milivojevic (@srdjanmil037) January 25, 2019

Serbët thonë se janë lodhur edhe nga varfëria, pasi që shteti po e shpenzon buxhetin më shumë në blerjen e armatimit, sesa hapjen e mundësive të reja për punësime.

“Kërkesa e vetme – Vuçiq jep dorëheqje”, ka qenë parulla kryesore sonte në Novi Sad. /Ballkani.info/

Novi Sad setnja! pic.twitter.com/SsNQuiM5b8

— Dragan Murar (@muki68) January 25, 2019