Shpërthejnë lotët në rrugët e Napolit, tifozët nderojnë Diego Maradonën FOTO

Diego Maradona sot u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër

Bota e futbollit është në zi pasi humbi legjendën e saj, derisa tifozët po e nderojnë në mënyrë të ndryshme.

Tifozët e Napolit kanë dalur në rrugën ku gjendet murali i Maradonës dhe kanë ndezur qirinj për ta nderuar Maradonën.

Ndryshe, Maradona është një legjendë e Napolit, aty ku kishte kaluar 5 vite të mrekullueshme duke shënuar 81 gola në 188 ndeshje.