Shpërthejnë komentet raciste ndaj kandidatës së VV-së, Adriana Matoshi

Adriana Matoshi, aktorja e njohur kosovare, e cila së fundi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë “ në SEEFF në Berlin, është bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Matoshi përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se “zakonisht, deri tani, kontributi i saj nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Kurse këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj në zgjedhjet e 14 Shkurtit” duke e falendëruar gjithsecilin që i ka qëndruar afër.

Mirëpo nga shumë komentues ajo u ofendua duke i kaluar edhe limitet e lirisë së shprehjes.

Shumë prej tyre e shpërfaqën racizmin dhe seksizmin ndaj Adriana Matoshit  duke e gjykuar për jetën e saj personale.

Në një postim të faqes zyrtare “Express KTV”, është pyetur për vendimin që ka marrë aktorja Adriana Matoshi lidhur me kandidimin e saj për deputete.

Komentet ofenduese, raciste, mizogjene dhe seksiste erdhën nga të dyja gjinit: Burra dhe Gra.

“Kjo le të rrin me zezakun te shpija se me politik kërkah s’osht” ka shkruar Doruntina Paqarizi.

“Mërgata Afrikane me të madhe po votojke sivjet” vie tjetër koment nga Besart Latifi.

“Edhe k*rvat ja kanë nis me hi në politikë” tjetër koment seksist dhe mizogjen nga Arben Fazliu.

“Kjo ka fillu me ndrru burrin, besoj që shumë shpejt ka me ndrru parti” thotë një tjetër komentues seksist.

Adriana Matoshi u ofendua nga komentues të ndryshëm me fjalët më të rënda edhe më parë, kur foli publikisht për jetën e saj personale.