FOTO

Shpërthejnë gypat e ujit, bie një pjesë e tavanit në një nga zyrat e Ministrisë së Kulturës

Kushtet jo të mira brenda objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë rezultuar me një incident.

Burime brenda kësaj Ministrie kanë treguar për Reporterin se si pasojë e shpërthimit të gypave të ujit kate më lart, në një nga zyret brenda objektit ka rënë tavani.

Siç mëson mediumi, duke qenë se i është ndërprerë kontrata kompanisë e cila mirëmban objektin, pjesa e tavanit të rënë ka ngelur ashtu, pasi ende nuk është kontraktuar një tjetër e re.