Më shumë se 70 persona janë futur në karantinë pasi një shpërndarës picash rezultoi pozitiv. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Indisë, Delhi.
Asnjëri prej 72 personave të karantinuar nuk është testuar ende raporton gazeta Indian Express
“Të gjithë ata janë në karantinë në shtëpi dhe do të testohen nëse shfaqin simptoma,” thanë zyrtarët.
India sapo ka hyrë në fazën e saj të dytë të një bllokimi që u zgjat kohët e fundit deri më 3 maj. Dorëzimi i ushqimit dhe sendeve ushqimore është i lejuar.






