Shpërndahen fotot e dy të dyshuarve që dërguan 20 vjeçaren pa shenje jete në Ferizaj

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukir Jashari, ka treguar për Gazetën Express se fotografitë e të dyshuarve që e dërguan një 20 vjecare pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt janë shpërndarë nëpër pikat kufitare dhe nëpër drejtoritë e Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se po ashtu është fotografuar makina e të dyshuarve e cila është me targa të Zvicrës dhe e njëjta është shpërndarë po ashtu.

“Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai për Gazetën Express.

Ndryshe, një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.Reklamë

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.