Shpërblim në të holla për kuadrin ushtarak-mjekësor që u përfshi në luftën kundër Covid-19

Shkup, 23 dhjetor – Punonjësit mjekësorë nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në mjekimin e të sëmurëve nga KOVID-19 do të marrin shpërblim në të holla, i cili, varësisht nga specialiteti, lëvizë prej 20.000 deri 30.000 denarë.

“Qeveria e pranoi propozimin e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për pagesë të shpërblimit të njëfishtë në të holla për personelin mjekësor nga Ministria e Mbrojtjes të cilët janë të përfshirë në mjekimin e të sëmurëve nga KOVID-19. Shuma e shpërblimit në të holla për sakrifikimin e tyre, varësisht nga specializimi, lëvizë prej 20.000 deri 30.000 denarë, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga atje shtojnë se në muajt e kaluar një pjesë e madhe e personelit mjekësor nga Qendra ushtarake mjekësore është kyçur në mënyrë aktive në betejën me KOVID 19 në Qendrën për shëndet publik dhe në SQP 8 Shtatori, ndërsa në muajin e fundit i ka dhënë mbështetje kolegëve nga shëndetësia publike në Klinikën infektive, Klinikën për pulmoftiziologji dhe në Klinikat e dedikuara për sëmundje interne.