Shpenzoi 60 milionë euro, Real Madridi mendon ta largojë Joviçin në huazim

Mund të duket e pabesueshme, por Luka Joviç mund të largohet nga Real Madridi, vetëm dy muaj pas transferimit në “Santiago Bernabeu”.

Reprezentuesi serb i transferuar te Real Madridi për 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurti, sezonin e ri me gjasa të mëdha mund të mos e nis te “Los Blancos”.

Sipas “Marca”, e cila bazon shkrimin e saj te mediet serbe, Zinedine Zidane nuk ka mbetur aspak i impresionuar nga Joviç në këta dy muaj, dhe ai mund të largohet në huazim.

Joviç ishte nënshkrimi i parë i rregullt i Real Madridit këtë verë, i cili me “Los Blancos” nënshkroi për gjashtë sezone.

Lojtari sezonin e kaluar te Eintracht Frankfurti pati sezon të mirë, duke ndihmuar gjermanët të arrijnë deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

loading…