Delegacioni shtetëror për dialogun në Bruksel, dje ishin për një takim njoftues me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Por, ajo që nuk u përmend fare dhe ishte e çuditshme, ishte numri i madh i përfaqësuesve të PSD-së të ulur përballë Mogherinit dhe shoqërueseve të saj, transmeton Ballkani.info.

Përveç Shpend Ahmetit, kryetarit të këtij subjekti politik, i cili është emëruar bashkëkryesues i këtij delegacioni, në tavolinë me të çuditërisht ishte edhe Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani nga PSD-ja, të cilët nuk kanë rol si pjesë e këtij delegacioni, përveçse si duket kanë shkuar për të “shëtitur” në Bruksel.

Natyrshëm lind pyetja: A është unike vetë PSD-ja, e cila në emër të unitetit i është bashkuar partive të pushtetit?

Nëse po, atëherë çfarë do duhej të kërkonin aty dy vartës të Ahmetit, i cili është lider i tyre?

Shpenzimet enorme të zyrtarëve të shumtë që shkojnë nëpër vizita zyrtare, pa pasur ndonjë rol, shpeshherë kanë qenë pjesë e kritikave të vazhdueshme të shumë prej këtyre socialdemokratëve sa ishin në Lëvizjen Vetëvendosje. /Ballkani.info/