Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, në tubimin kryesor të fushatës me partinë në koalicion AAK-në, shpalosi pesë zotimet e tyre.
Njëjtë si partneri i tij, Ramush Haradinaj, Ahmeti bëri thirrje që të votohet Kosova si një shtet i 100 për qindtë duke thënë se nuk do t’i falet askujt asnjë pëllëmbë territor.
“Ne kemi pesë zotime që po ua shpalosi. Nën një koalicioni AAK-PSD garanton 100 për qind territorin e Republikës së Kosovës. Nuk ka Kosova të jep territor e as pushtet me nivele të treta apo krijesa të tjera. Numri 119 e garanton se asnjë metër të territorit tonë nuk do ta japim”.
“Zotimi i dytë është 100 për qind zhvillim ekonomik. Jemi zotuar që do ta themelojmë fondin ekonomik ku do të përfitojnë qytetarët e Kosovës. Rritja ekonomike do ta arrijë 8%”.
“Zotimi i tretë është për 100 pr qind siguri sociale – vitin e parë rroga minimale do të jetë 250. S’do të ketë paga si mëshirë dhe punëtorët do të punojnë me kontrata të rregullta”.
“Zotimi i katërt 100 për qind shëndetësi. Çdo qytetar do ta ketë sigurimin dhe nuk do të ketë nevojë që të nxjerrë paratë prej xhepit të tij për të paguar shërbime në spitalet tona”.
“Zotimi i pestë siç edhe e dini është taksë 100 për qind që e ka vendosur Ramush Haradinaj. 100 për qind taksë për prodhimet e Serbisë derisa të na njohin”.
Ahmeti përmendi edhe Ligjin për Prishtinën duke thënë se ishte shembull se si ata bashkëpunuan edhe nga pole të kundërta. Ai premtoi edhe rregullimin e unazës në kryeqytet duke thënë se nuk dot ketë më komunikacion të bllokuar.
I pari i PSD-së sërish foli për territorin e Kosovës duke shtuar se rreziku ende nuk i ka kaluar Kosovës.
“Neve na presin presione të mëdha, rreziku nga ndarja s’ka kaluar. Vitin e fundit e keni parë Haradinajn që bashkë me ndihmën e Aleancës dhe me ndihëm e PSD-së nga opozita i ka rezistuar presionit për të dhënë territor. Ky rrezik nuk është ndërpresë dhe na pret”.
“E dini si kanë vepruar LDK dhe PDK-ja. Kur erdhi puna që të thonë se cili e ka vendosur taksën nuk i zuri kamera, kur erdhi presioni për ta hequr nuk i zuri dera duke ikur”.
“Ne nuk lëvizin qëndrimet nëse shtohen presionet, prandaj më 6 tetor mos e gaboni numrin 119. Votoni secilin kandiadatë prej listës nuk ia huqni. Votoni mjekë, arsimtarë e krejt këta që i keni në listë, por aman mos e huqni 119”.







