I pari i Prishtinës

Shpend Ahmeti: Shifra e të vdekurve sot nga Covid është bilanc lufte

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rasteve të fundit dhe viktimave të shënuar nga COVID-19 në Kosovë.

Ahmeti thotë se shifra e të vdekurve sot nga koronavirusi është bilanc lufte, ndërsa ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të kthejllen. Ai thotë se ky është bilanc lufte.

“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni!”.

Ndryshe në 24 orët e fundit u shënuan mbi 1mijë e 800 raste, ndërsa vdiqën 18 persona.