Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: S’jam pishman që kam qenë në VV, m’i kanë fshirë fotografitë e emrin nga faqet e tyre

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se “nuk i ka rëndë pishman që ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje”.

”Nuk jam pishman që kam qenë në Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti përkundër se shtoi se “ia kanë fshirë fotografitë e emrin nga faqet e tyre”.

Më pas Ahmeti foli për zhvillimet e fundit, duke thënë se shqetësimin e ka në dëmin që sipas tij “është bërë në popull”.

Sipas tij, gjërat që para një kohe ishin të papranueshme tashmë janë bërë si të pranueshme në diskutimet popullore.

“Sot e kam hallin që dëmi është në popull, problemi është që në diskutimet popull është e pranueshme që ka qenë e papranueshme para 10 viteve. Psh sot me u bë ndonjë sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese, nuk besoj që populli çohet në protesta. Sot është bërë e pranueshme me tha Escobari, ai ky, me Serbinë”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO BONUS: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama viziton Shtëpinë e të Moshuarve pasi u përfshi nga zjarri