Ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe FC Prishtina e paraparë të luhet sot nga ora 18:00 në Gjibraltar është anuluar.
Kjo për shkak se tetë futbollistë të ekipit “bardhë e kaltër”, kanë pozitivë me COVID pas testimit që iu është bërë atyre.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se komuna do të ofrojë teste serologjike për ekipin.
Si munden krejt lojtarët e FC Prishtina me dal negativ në IKSHP, dhe tetë me rezultu pozitiv në Gjibraltar. Si Komunë ofrojmë që të testojmë klubin me teste serologjike. Këtë e kemi ofruar edhe para shkuarjes por PCR është kërkuar me protokol. #prishtina #UEFAEuropaLeague
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 18, 2020







