Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ekonomike 100% për produktet serbe që importohen në Kosovë.
Kjo masë ndëshkuese ka ardhur pas fushatës agresive të Serbisë në INTERPOL me çfarë rezultoi me mos pranim të Kosovës në INTERPOL, raporton Ballkani.info.
Kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përkrahur këtë vendim të Qeverisë.
Në një postim në Facebook ai ka quajtur këto masa të domosdoshme.
Postimi i plotë
Masat ndëshkuese tregtare janë politika legjitime ndaj politikave armiqësore të një shteti fqinj. Lobimi agresiv i Serbisë në njohje e organizata ndërkombëtare është cenim i shtetësisë tonë dhe sigurisë së shtetit tonë. Në kushte kur nuk kemi marrëdhënie diplomatike dhe mjetet tjera janë të kufizuara është normale të aplikohen masa të tilla.
Masat e tilla janë të domosdoshme, madje edhe të vonuara. Nuk mundet Serbia edhe me na luftu edhe me na shit mallra sikurse shtetet mike.
Gjithmonë kemi treguar gatishmëri për fqinjësi të mire, edhe përkundër plagëve të luftës. Kjo është keqpërdor vazhdimisht. Edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë gatishmëri por jo nënshtrim ndaj sulmeve të vazhdueshme politike ndaj shtetësisë tone.
Boll ma!







