Kryetari i Prishtinës

Shpend Ahmeti për Insajderin: I lus mos ta japin emrin e burimit të informatës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas njoftimit të Prokurorisë se  ka autorizuar policinë e Kosovës që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” pas konferencës së djeshme të mbajtur nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia.

Madje drejtori i Insajderit, Parim Olluri është intervistuar sot nga Policia e Kosovës.

E lidhur me këtë, Ahmeti ka kërkuar nga Insajder që të mos e japin emrin e burimit të informacionit, kjo sipas tij, do të ndihmonte në ikurajimin për rastet të tjera në të ardhmen.

“Në punën time si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën. Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato.

Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës. Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur”, thuhet në postimin e tij.

Po ashtu, Ahmeti ka përmendur rastin më kontratat e autostradës me Bechtel Enka, për të cilën tha se edhe pse e kanë ditur që publikimi i saj ka rrezik. Ai shtoi se  së bashku me Besnik Bislimi kur e kanë publikuar kontratën e kanë cilësuar si fshehtësi zyrtare.

“Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik”, tha Ahmeti.

Dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.

Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.