Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që prej se janë kumtuar masat e reja që përfshinë edhe orën policore, ka ironizuar me krerët e qeverisë.
Një të tillë ai e bëri pak minuta më parë, në rrjetin e tij social “Facebook”, duke ‘huazuar’ parullën “Liria ka emër- UÇK”, moto të cilën e ktheu në “Liria ka emër – Lagja Marigona!”, transmeton Ballkani.
Kujtojmë që Lagja Marigona dhe gjysma e Lagjës Nic nuk janë të përfshira në zonën e kuqe, e cila do thotë, orë policore pas orës 19:00.







