Për shkak të rrezikut nga Covid-19 jeta publike në Kosovë është bllokuar. Por, përkundër thirrjeve të Qeverisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për të mos marrë pjesë në vende ku ka shumë njerëz, ky udhëzim nuk është respektuar.
Shumë qytetarë dolën në parkun e Gërmisë për ta kaluar ditën me diell duke rrezikur përhpjen e koronavirusit.
Për këtë kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të ndalohet depertimi për në Germi për qytetarët që nuk i kanë shtëpitë nga pjesë afër Gërmisë
“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë por kjo është rrezik i panevojshëm. Nesër dhe pasnesër, kemi kufizuar lëvizjen e automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorë. Shumë kërkojml falje për këtë kufizim por është i domosdoshëm. Edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te uhdëkryqi,” ka shkaruar Ahmeti në Facebook.
Bota po përballet me rrezikune e përhapjes së virusit Covid-19 I cili lindi në Kinë në fund të vitit 2019. /Ballkani.info/







