Shpend Ahmeti merr vendim: Nga nesër e deri me 3 janar, kush hedh mjete piroteknike gjobitet me 100 euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Nga nesër me datë 19 dhjetor 2020 e deri me 3 janar 2021, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në Prishtinë.

Kushdo që përdor këto mjete, do të gjobitet me të holla. Për shumën e gjobës ka shpjeguar edhe Shpend Ahmeti, sesa do të jetë.

“Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh”, ka njoftuar Ahmeti.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

Më poshtë njoftimi i plotë.