Shpend Ahmeti me ekipin negociuese më 8 janar në Bruksel

Ka përfunduar takimi i thirru nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me ekipin negociator, presidentin dhe kryeministrin.

Kryesuesi i Delegacionit Shtetëror për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot janë diskutuar për temat që do të diskutohen në dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se në platformën që do ta përgatit ky delegacion do të përfshihen të gjitha temat duke filluar nga personat e zhdukur, dëmet e luftës, pronat e të tjera.

“Tash e tutje e kemi një delegacion, kemi mandat nga Kuvendit do te kemi një zë dhe do t’i tregojmë pikat kyçe për dialog”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se janë pajtuar që pas çdo takimi të nivelit të lartë të ketë takime të tilla, për të kuptuar pozicionin e shteteve të mëdha.

“U dakorduam qe pas çdo takimi të nivelit të lartë të kemi takim të tilla për të parë se cili është pozicioni i shteteve të mëdha”, ka thënë mes tjerash Ahmeti pas takimit me krerët e shtetit.

Më pas Ahemti ka thënë se tash duhet të ketë transparence të plotë në këtë proces, qytetarët do të kenë njohuri për çdo gjë.

Ai bëri të ditur se ndërmjetësuesit e delegacionit do të jenë në Bruksel më 8 janar, ku do t’i informojnë se kur do të përgatitet platforma për dialog.

Ndërsa, Ahemti ka folur edhe për mos prezencën e LDK-së dhe VV-së në takim.

“LDK e Vetëvendosje i kanë dy vende të rezervuara. Ne do t’i ftojmë në takime. Do t’i dërgojmë letër Isa Mustafës për rrjedhën e procesit”, ka thënë ai.