Shpend Ahmeti “lobon” që të pranohet vaksina kineze, e kanë marrë edhe shtetet e BE-së

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku qeveria kosovare ka refuzuar që personeli shëndetësor të vaksinohet me vaksinës kineze në Shqipëri.

Ai ka treguar disa anë pozitive të saj dhe e ka “lartësuar” vaksinën e Kinës, duke thënë se po ashtu kjo vaksinë është njëra ndër më të shtrejtat në qarkullim, në mos më e shtrenjta, përcjell Ballkani.info.

Postimi i Ahmetit:

Kina ka katër prodhues të vaksinave kundër covidit. Biles, ajo e prodhuar nga Sinovac është ndër më të shtrenjtat në treg me çmim rreth 36 USD për dozë.

Për dallim nga vaksina e Pfizer dhe Moderna, vaksinat kineze janë klasike pra përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim në imunitetin e trupit. Kështu funksionojnë vaksinag që i njohim dhe i kemi marr deri sot si ajo e gripit.

Vaksinat Pfizer/Moderna bëjnë një ndryshim në disa qeliza të trupit duke shkaktuar thepat që e bëjmë trupin të mendojë që ka virus.
Astra/Zeneca është më afër vaksinave kineze si metodë prandaj edhe mund të ruhet në temperaturë të dhomës.

E tash një prej arsyeve pse shtetet hezitojnë me përdor vaksinat kineze është se vetëm njëra prej tyre ka publikuar rezultatet e testimeve. Kjo nuk do të thotë se janë të dëmshme vecse rezultatet në shtete të ndryshme kanë treguar rezultate prej 70-80 përqind mbrojtje.

Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e tjotë se nuk mund të importojmë të tilla.

E para, 38 përqind e të vaksinuarve në Hungari (BE) kanë marr vaksina kineze ndërsa Republika Çeke vecse ka porositur sasi. Polonia do të jetë shteti i tretë. Se çka thotë Ligji e dijmë por edhe se kjo qeveri ka fuqi me ndryshu ligje e dijmë. Nuk i përmenda shtetet tjera si Meksiko e Turqia sepse tek ne nuk merren për bazë.

Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi vështirë është me arsyetu zgjedhësin. Nuk besoj se Turqia me Një ndër sektorët më të fortë shëndetësor në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milion te vaksinuar punëtorë shëndetësor. E Hungaria, Çekka e Polonia edhe më pak. E SHBA asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet ti blejë ato. ShBA deri në qershor do të ketë vaksina sa për krejt popullaten.

Shqipëria ka marr donacion 1 milion vaksina të tilla nga Turqia. Ndoshta në fund edhe nuk do ti marrim por në kohl të 15 viktimave në ditë, refuzimi duhet të arsyetohet më mirë. Prishtina i ka humbur disa punëtorë të arsimit nga covidi. Ky nuk është shpjegim i duhur për familjet e tyre dhe punëtorët e tjerë arsimor.