Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike, si shkak i pandemisë Covid 19.
Ahmeti ka theksuar se gastronomia është prioritet në kryeqytet.
“Ka humbje të vendeve të punës dhe ka më pak qarkullim. Është e nevojshme që ne si shtet të fusim para në ekonomi. I kemi ndërmarrë disa masa në komunë. E kemi gastrononimë prioritet. Kemi shumë kafiteri të cilat i kemi mbyllur menjëherë dhe duhet të shohim se si mund t’i ndihmojmë”.
Kryetari Ahmeti ka thënë që është shumë i kënaqur me vetëdijësimin e qytetarëve në këtë kohë pandemie.
“Në kryeqytet, numrin e kemi të menaxhueshëm, kemi gjithsejt 50 të infektuar. Këto ditë po punojmë të kujdesemi për njerëzit që janë të vetizoluar. Me masat që i kemi marrë prej dezinfektimit të hyrjeve dhe rrugëve, besoj që i kemi mbajtur rastet nën kontroll”.
“Vendimet e patën efektin. Nuk mbaj në mend si dje një ditë të tillë në Prishtinë me aq pak njerëz. Jam i gëzuar që jam kryetar pasi Prishtina po e tregon veten sot”.






