Shpend Ahmeti fillon talljet: Kesh t’u bo ndeshje, s’i kishin pastruar rrugët

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sot ia dorëzoi zyrtarisht detyrën kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Ramës, ka kritikuar komunën që ka udhëhequr deri më sot për mos-pastrimin e rrugëve.

Tashmë që nuk është kryetar, Ahmeti ka ironizuar përmes një postimi, duke thënë se “mirë qenka kështu”.

“Kesh tu bo ndeshje, si kishin pastru rrugët. Komuna e Prishtinës ku jeni?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës ishte kritikuar gjatë qeverisjes së Ahmetit për mos-pastrimin e rrugëve të kryeqytetit sa herë kishte pasur reshje të borës.