Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin dhe me një grup bashkëatdhetarë për të diskutuar dhe koordinuar vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë, pas miratimit të lokacionit nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
“Përfaqësuesit e bashkëatdhetarëve, vullnetarsht, do të angazhohen për grumbullimin e fondeve dhe koordinimin e thirrjes publike në nivel ndërkombëtar për punimin e shtatores, në mënyrë që të kemi një vepër me vlera artistike”, ka theksuar Ahmeti.






