Koalicioni me AAK-në

Shpend Ahmeti: Do t’i kemi 25 vende në listë, do të jem edhe unë kandidat

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka dhënë detaje mbi çfarë kushtesh është arritur marrëveshje me AAK’në e Ramush Haradinajt.

Ahmeti thotë se në listën zgjedhore me AAK’në do të kenë 25 vende dhe aty planifikon që të hyjnë deputetët që PSD’ja i ka pasur në legjislaturën që pritet të shpërbëhet.

“I kemi 25 vende sepse nuk pretendojmë t’i fitojmë 100 deputetë. As zoti Haradinaj besoj nuk pretendon. Në listë do t’i kemi 12 deputetët e tanishëm”, ka thënë kreu i PSD’së.

Ahmeti thotë se do të hyjë në listën zgjedhore, sikurse ka hyrë në listën e VV’së zgjedhjet e kaluara, por ai tregon se ka plan ta përfundojë mandatin si kryetar i Prishtinës edhe për dy vjet.

“Unë do ta bëjë sepse kam përgjegjësi në PSD, por unë kam mandat në Prishtinë dhe do të vazhdojë në kryeqytet”, është shprehur Ahmeti.

loading…