Shpejtim Bulliqi tregon se a do të jetë kandidat i LVV-së për kryetar të Podujevës

Agim Veliu vendosi që për pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës, pozitë që e mban në shumicën e kohës së pasluftës.

Kjo ka bërë që KQZ me 15 mars të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Podujevë pas dorëheqjes së Agim Veliut nga kjo pozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Podujevën e ka bastion të saj duke i fituar të gjitha zgjedhjet lokale dhe qëndrore në këtë komunë. Por, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, LVV arriti të siguronte balotazh në Podujevë poqë zgjedhjet e balotazhit i fitoi, Agim Veliu. Në zgjedhjet e 6 tetorit diferenca në mes LDK-së dhe LVV-së ishte jo shumë e madhe – kjo po e bën garën e fort në këto zgjedhje në mes dy subjekteve politike që qeverisin në nivel qëndror.

LVV ende nuk e ka shpallur kandidatin e saj për kryetar të komunës së  Podujevës. Por, nga emrat e përfolur është edhe, Shpejtim Bulliqi. Një figurë e njohur për opinionin publik për shkak të qëndrimit të tij gjeografik në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi. Ide e përkrahur nga Albin kurti ku në fund Bulliqi vendosi t’i bashkohet subjektit të Kurtit.

Ballkani.info ka kontaktuar me Bulliqin i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se strukturat e partisë janë ato që vendosin.

“Ne kemi struktura partiake, unë nuk mund të them asgjë. Në ditët në vazhdim gjithçka do të jetë e qartë”.

Këto zgjedhja do të nxjerrin në pah forcën LVV-së në këtë komunë apo vazhdimin e Podujevës si bastion i LDK-së. /Ballkani.info/