Shpat Kasapi

Shpat Kasapi-Rita Orës: Të këndofsha në dasmë

Mbrëmë Rita Ora për festën e Krishtlindjes kishte vallëzuar me këngën e Shpat Kasapit “Valle Kosovare”.

Ishte nëna e këngëtares Rita Ora, Vera, ajo e cila e ka publikuar një video në të cilën shihet vajza e saj duke vallëzuar.

Kjo video u bë virale në rrjetet sociale teksa të gjithë ndihen krenarë me Ritën e cila asnjëherë nuk harron t’i tregojë vlerat e popullit tonë.

Kështu, së fundmi reagoi edhe Shpat Kasapi i cili publikoi videon e Ritës gjersa thotë: “Të këndofsha në dasëm Rita”.