Shpageta me ragu pule

Përbërsit:
1 qepë, e grirë
1 karrote, e grirë
1 dege selino, e grirë
3 thelpinj hudhra, të grira
1 gjethe dafine
vaj ulliri
3 filtë mish pule, të bluar
kripë dhe piper të zi
Trumzë të tharrë
lengu i gjysëm limonit

Pëgaditja:
•Zijini shpagetat sipas përshkrimit në paketim.
•Në një tigan të ngrohur, hidhni vajin, shtoni qepën,selinon, karroten,gjethen e dafinës,fërgoni deri sa të lëshojn aromë.Shtoni mishin e bluar të pulës bashkë me hudhrat.
•Shtoni shije me kripë, piper të zi dhe trumzë.
Shuani temperaturën me lëngun e limonit ose verë të bardhë.
•Pasi të fillojnë të zbuten perimet dhe mishi të ndrrojë ngjyrë shtoni lëngun e pastava të ziera.
Mbuloni me kapak dhe lëreni të zihen në temp të ulët për 8-10 min.
Ragun e përgaditur shërbejeni me pastat e ziera, sperkatni sipas dëshirës me djath permazan dhe majdanoz të freskët.