Shoshi-Musliu për ministrën Gërvalla: Normal qe i del ne mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares se Gjermanise

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Ai përmes një postimi në Tëitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.

Musliu-Shoshi ka thënë se është normale që Ambasadori Rohde i del në mbrojtje qytetarës gjermane.

“Normal qe i del ne mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares se Gjermanise – sepse ate detyre e ka. Ceshtja eshte – kush po u del ne mbrojtje qytetareve te Kosoves?!”, u shprehë deputetja.