Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, Zvicra takohet me Portugalinë, Anglia me Holandën
Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, të Divizionit A.
Zvicra e shqiptarëve takohet me Portugalinë, ndërsa Holanda me Anglinë me takimet që do të luhen në Portugali.
Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 5 qershor, ndërsa gjysmëfinalja e dytë një ditë më vonë, më 6 qershor.
Dy Kombëtaret që arrijnë të shkojnë deri finale do të ndeshen mes vete më 9 qershor, për ta zbuluar se kush është kampioni i Ligës së Kombeve.