Shoqërohet Mustafa Lici. Merret në pyetje për vrasjen e një dite më parë në Shkodër

Mëngjesin e së enjtes, forcat e policisë në Shkodër shoqëruan për të marrë në pyetje anëtarin e Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustaf Licin, në lidhje me vrasjen e tregtarit Fatos Ferracaku.

FNSH rrethuan fillimisht banesën e Licit dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Atij nuk i janë lejuar kontaktet me familjarë, të cilët nuk kanë marrë as shpjegime rreth shoqërimit të Licit.

Motori me të cilin dyshohet se autorët kryen vrasjen në Shkodër u gjet i djegur në zonën e Zooteknikës, pak metra larg banesës së Mustaf Licit. Gjetja e motorit në afërsi të banesës ka bërë që policia të shoqërojë menjëherë djalin e vogël, ndërsa sot vetë Mustaf Licin.

Sipas burimeve, që të dy kanë mohuar se kanë lidhje me vrasjen e Ferracakut në Shkodër apo se kanë dijeni rreth autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje.

Mësohet se Policia e Shkodrës pritet të vendosë një shpërblim për autorët e vrasjes.

Viktima Fatos Ferracaku ishte kushëri i Arjan Ferracakut, të vrarë në 1 shtator po në Shkodër. Mbi viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur u shkrepën 8 plumba.

https://youtu.be/JDLUCKxz6ZU