Shoqërohen katër persona në Polici, vjedhën dru në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,
lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .


Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në katër persona të dyshuar
të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt dhe po i
transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.


Në stacionin policor në Ferizaj janë shoqëruar katër persona dhe pas
intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të
tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet ,
traktori dhe drunjët u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të
tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve,
transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që,
saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht
drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo
përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.