Shoqërohen dy persona nga Prizreni e Lipjani në Polici, bashkëjetuan me të mitur

Gjatë ditës së djeshme dy persona janë shoqërruar në Polici pasi bashkëjetuan me personin në moshën 16 vjeçare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit.

Në raport thuhet se të dy personat janë shpqëruar në stacion policor pasi që kishin bashkëjetuar me viktimën e mitur.

Raporti:

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE

Prizren 23.09.2020 – 07:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Lipjan 23.09.2020 – 18:20. Eshte shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartëcekur. Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.