Shoqëria civile pjesë e Qeverisë së Re, ndryshe Albini rrezikohet seriozisht

Pas dredhirave, shantazheve e pabesive të fshehura e të hapura ndaj Albin Kurtit, bajlozët marrin nisma publike për likuidimin e tij, vrasjen e njeriut që sovrani ia besoi qeverisjen.

Megjithatë, veç ikjes dhe vrasjes së propozuar nga nismëtarët e së keqes, të mandatuarit nga Kushtetuta i mbetet dhe një rrugë e tretë alternative që iu besua me 6 tetor;

Të propozojë Qeverinë “Kurti I” me këtë përbërje:

6 ministra nga shoqëria civile;

4 ministra nga subjekti fitues; dhe

2 ministra ashtu siç ja imponojnë rrethanat kushtetuese.

Në këtë mënyrë, në cilindo skenarë të ogurshëm, të votimit apo mos votimit të Qeverisë së Re në Parlament, sovrani (populli dhe Amerika) do ta merrte mesazhin se kush lufton për pushtet të shtetshëm e kush për shtet të pushtetshëm.

Kështu lojërat kaprroçe politike do të merrnin përgjigjen e duhur, me përqindjen e duhur, edhe në rast se shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Autori është gazetar i pavarur