Alarmi

Shoqata e trajnerëve në Itali jep alarmin: Lojtarët po vdesin në fushë për shkak të ngarkesave të mëdha

Françesko Perondi, nënkryetar i AIAC (shoqatës së trajnerëve), edhe për trajnerët atletikë ka një ide, provokuese deri diku. “Besoj se duhet t’i vendosim një kufi angazhimit të vazhdueshëm të një futbollisti.

Një numër i caktuar ndeshjesh radhazi, duhet të jetë e detyrueshme që të lejohen dy ose tri ditë pushimi. Në ditët e sotme luhet me më pak se katër ditë ndërmjet një ndeshjeje e një tjetre, duke i ekspozuar lojtarët ndaj një norme më të lartë dëmtimi.

Mjedisi e ndërlikon jetën e lojtarëve dhe futbolli kërkon gjithmonë nivel sforcoje të lartë, pa llogaritur rikuperimin”, tha ai.