Shoqata e Gastronomeve thirrje Qeverisë: Zgjateni orarin e punës dhe lejoni punën në hapësira të mbyllura

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të zgjatet orari i punës deri në ora 23:30 si dhe të ndihmohen bizneset me pako ekonomike.

Me anë të një njoftimi për media, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka thënë se situata është duke u rënduar dhe se çdo ditë ky sektor ka vdekje ekonomike. Sipas tyre në këtë gjendje ata po detyrohen që të bëjnë largime nga puna.

Ata kanë thënë që nesër do të mbledhin nënshkrime për nënshkrimin e vendimeve dhe kështu kanë kërkuar nga Qeveria që të kenë parasysh kërkesa e tyre.

”Shoqata e Gastronomëve të Kosovës që nga nesër do të fillojmë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për ndryshimin e vendimeve, prandaj kërkojmë që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh disa nga kërkesat tona urgjente.

  1. Thirrje të seancës në parlament për ta ndryshuar orarin
  2. Të zgjatet orari i punës deri 23:30
  3. Të lejohet puna në hapësira të mbyllura
  4. Të përcaktohet një manual i saktë për respektimin e distancës dhe masave mbrojtëse në hapësirave të mbyllura
  5. Të ndihmohen bizneset me pako ekonomike

Nëse kërkesat tona nuk miratohen do të shfrytëzojmë të gjitha të drejtat qe lejohen me ligjet dhe kushtetutën e republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Më poshtë njoftimi i plotë.